Fier-Naftëtarët e rafinerisë së naftës në Ballësh dhe Fier kanë rinisur protestën para prefekturës së Fierit gjatë ditës së sotme.Punonjësit e rafinerisë kërkojnë pagat e prapambetura, siguracionet dhe rinisjen e punë.
Protestuesit janë shprehur për Report Tv se do të nisen për të protestuar në Tiranë, nëse nuk i pret prefekti i Fierit për zgjidhjen e problemit.
?Kemi një vit e gjysmë që protestojmë për të drejtat tona, kërkojmë pagat, siguracionet dhe rinisjen e punës. Edi Rama të gjëj hajdutët e ARMO-s, ata na kanë lënë pa marrë lekët, sot jemi pa bukë dhe asgjë, kërkojmë zgjidhje sepse ne nuk kemi mbështetjen nga asnjë parti politike, kemi arsye ekonomike.
Ne kemi ardhur 4 herë te prefektura por nuk kemi gjetur zgjidhje, madje kryeministri premtoj por nuk ka bërë asnjëgjë për ne,? tha një protestues.
?Ne kërkojmë të rifillojë urgjentisht puna e uzinës pse është mbyllur ndërkohë që nafta vazhdon të shitet? Kemi 40 vite që punojmë në uzinë. Ne do të përshkallëzojmë protestën, nuk kemi asnjë lidhje me politikën do protestojmë duke bërë grevë uri para kryeministrisë.