Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 61-vjeçar është gjetur u pajetë mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Sipas policisë, viktima është Leonard Qesari dhe nga kqyrja e kamerave 61-vjeçari është rrëzuar nga shkallët e katit të 6 të pallatit ku banonte. Ai ishte punonjës i ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit në Sarandë ndërsa ka qenë edhe futbollist i Butrintit.
Policia sqaron se "rreth orës 05:25, në lagjen ''Nr.4'', mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi L.Q., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë. Nga verifikimi paraprak dhe kqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndëruar jetë mbi trotuar".
Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sarande-gjendet-i-pajete-punonjesi-i-pastrim-gjelberimit