Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbrëmjen e së dielës kryeqyteti është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50 në rrugën " Shefqet Musaraj", pranë ish-parkut zonës së "21 dhjetorit".
32-vjeçari kishte dy emra-Viktima është Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, person me precedentë penalë, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij Melvin Disha 27 vjeç, të cilët kanë qenë së bashku në një lokal.
Sapo ata kanë dalë dhe kanë hipur në makinë, ndaj tyre është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Dëshmitarët kanë parë një motor-Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në zonën e ?21 Dhjetorit?, i thanë policisë se kanë parë një motorr që ka lëvizur shpejt në zonë në momentin e sulmit me armë ndaj ty të rinjve.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy personat të plagosur brenda në makinë. Roland Boçi, 32 vjeç, ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në spital, ndërsa miku i tij Melvin Disha është jashtë rrezikut për jetën ndonëse ka marrë një plumb në shpatull.
Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit. Ndëresa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-vritet-me-arme-zjarri-nje-32-vjecar-plagoset-nje-tjeter