Report TV - Viti i Skėnderbeut, meshė kushtuar heroit kombėtar nė Fier

2018-05-10 0

550-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar po shoqërohet me aktivitete, duke qenë se tashmë kemi hyrë në 2018-n, të cilin qeveria e ka shpallur si vitin e Skënderbeut.

Në katedralen ?Shën Gjergji? në Fier u mbajt një meshë kushtuar Gjergj Kastriotit, ndërsa At Nikolla shprehu vlerësimet për këtë figurë rëndësishme për mbarë kombin tonë.

?Në nderim dhe përkujtim të 550-vjetorit ne në kishën katedrale që ka edhe emrin e tij bëmë këtë për nderim të veprës së tij dhe që Zoti ta prekë shpirtin e tij në parajsë. Urojmë që ky komb të nxjerrë heronj të mëdhenj si Skënderbeu?.
Të tilla aktivitete përkujtuese pritet të zhvillohen edhe në qytetet e tjera dhe besimtarët janë gjithmonë të shumtë për të nderuar figurën e heroit legjendar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu u nda nga jeta më 17 janar të vitit 1468.

Free Traffic Exchange