Report TV - Fino shpërthen në akuza: FSHF mashtron për Shoqatat/ Dokumenti

2018-05-10 0

Kandidati për postin e Presidentit të FSHF, Bashkim Fino ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke akuzuar qeverinë e futbollit shqiptar të drejtuar nga Duka për mashtrim në lidhje me të drejtën e votës në Asamble të shoqatave rajonale. E ndërsa publikon dokumentin me vendimin e gjykatës që 8 shoqatat rajonale nuk janë të regjistruar, ai thotë se priste një ndjesë për falsifikimin që është bërë, por reagimi ishte kamuflues.
Deputeti i PS që sfidon Dukën në zgjedhjet e 7 shkurtit shprehet se opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se 8 shoqatat rajonale janë të paregjistruara.

Free Traffic Exchange