TIRANE-Një person ka humbur jetën dhe shoku i tij është plagosur nga një atentat pasditen e sotme në kryeqytet në rrugën ?Shefqet Musaraj? në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50. Viktima është Emiljano Boçi 32 vjeç me precedent penal, ndërsa i plagosur ka mbetur M. Disha 27-vjeç.
Sipas burimeve të Report Tv, Boçi dhe shoku i tij u qëlluan me armë zjarri sapo dolën nga një lokal dhe po drejtoheshin për në makinë për t?u larguar. Emiljano Boçi është dërguar me shpejtësi në spital, por ka ndërruar jetë, ndërsa M. Disha ka marrë një plumb në shpatull. Sipas policisë ai ka shkuar vetë në spital, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Emiljano Boçi qenë një person i njohur për policinë e kryeqytetit. Kjo ishte hera e dytë që tentonin ta vrisnin Boçin, pasi në 2010 ndaj tij u bë një tjetër atentat, por mbeti i plagosur. Viktima dhe i plagosuri sapo ishin rikthyer nga Gjermania, ku kishin qëndruar për tre javë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të kaluarën e tyre. Dëshmia e shokut të viktimës pritet që të jetë kyçe në zbardhjen e ngjarjes nëse ka arritur që të identifikojë personin që e qëlloi me armë.