Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mitropolia e Apolonisë dhe Fierit i kushtoi një meshë të veçantë Heroit tonë kombëtar në nisje të aktiviteteve në kuadër të Vitit mbarë Kombëtar të Skënderbeut.
Katedralja e Shën Gjergjit, e zgjedhur jo pa qëllim priti me dhjetra besimtarë që iu bashkuan shërbesës përkujtimore të drejtuar nga Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit Hirësia e tij Nikolla Hyka.
Në fjalën e rastit, Episkopi Hyka theksoi nevojën e popullit shqiptar për heronj si Skënderbeu që luftoi deri në fund për mbrojtjen e trojeve, por dhe besimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prifti-ne-fieri-rikthehen-debatin-perkatesine-fetare-te-skenderbeut