Pagoi gjyqtarin Miri, shpallet ne kerkim nderkombetar Gentian Doda

2018-05-10 5

Më tepër se dy muaj pas arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri, Zyra e Interpol Tiranës shpalli në kërkim ndërkombëtar Gentian Dodën. Ai akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, korrupsion aktiv ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe për mbajtje të sendeve të ndaluara në burg.

Burime të policisë thanë se në përfundim të praktikës policore që i përket kërkimit të tij në territorin e Shqipërisë është bërë edhe shpallja në kërkim ndërkombëtar. Doda u lirua në muajin qershor të vitit të kaluar, nga burgu, me vendim të gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Ai qëndronte në burg me akuzën e vrasjes, për një krim të ndodhur në qytetin e Burrelit në vitin 1999. Më parë emri i tij ishte vendosur në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend, pasi u shpall në kërkim menjëherë pas arrestimit të gjyqtarit Miri. Në banesën e gjyqtarit policia gjeti afro 300 mijë dollarë, që dyshohet se janë paguar nga Gentian Doga.

Veç Dodës, policia ka shpallur në kërkim edhe Alban Bucin, i cili luajtur rolin e transportuesit të parave. Kujtim Miri, kushëri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, ndodhet i arrestuar për të njëjtën çështje qe po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjyqtari Miri ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë si pasojë e gjendjes shëndetësore, por kjo kërkesë i është refuzuar.

Tv Klan

Free Traffic Exchange