Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qyteti i Kukësit dhe zonat malore u përfshinë nga reshje dëbore që prej mëngjesit të sotëm.
Temperaturat ishin relativisht te larta e duke mos i dhënë mundësi për të vene shtresa, e megjithatë për 2018 këto reshje janë të parat në këtë dimër të pazakontë.
Reshje dëbore pati edhe në rrugën e Kombit, por deri më tani nuk ka problematika.
Mjetet borëpastruese janë vënë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do te këtë situata problematike. Gjate mesditës, reshjet e dëborës e ulën intensitetit ndërsa temperaturat vijojnë te ruajnë vlerat pozitive.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-motit-te-ngrohte-kukesi-perfshihet-nga-reshje-debore