Ora News - Mjekët specialistë të QSUT në Dibër: Nis patronazhimi i spitalit

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ekip mjekësh specialistë nga Qendra Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë ndodhet në spitalin e Dibrës në kuadër të zbatimit të nismës më të fundit të qeverisë për patronazhimin e spitaleve në rrethe.

Ndërsa në 1 shkurt do të nisë puna e ekipit të mjekëve nga Tirana, sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në shërbim të pacientëve.

Në një prononcim për ATSH-në, Mirela Hasanaj, zv/drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, jep detaje se si do të funksionojë procesi i patronazhimit të Spitalit të Dibrës.

?Bashkë me mjekët specialistë, Prof. Doktor Edmond Çelikun, kirurg, Prof. Doktor Ilir Ohri, reanimator-anestezist dhe doktor Dhimitër Kraja, infeksionist, jemi në Dibër, ku mbaruam pjesën e vëzhgimit të problemeve, të cilat ne do t?i përcjellim për zgjidhje?, tha Hasanaj për ATSH-në.

Në zbatim të nismës së qeverisë për patronazhimin dhe pajisjen e spitaleve rajonale me mjekë specialistë në qendrat spitalore që kanë mungesë të theksuar të këtyre mjekëve, siç është Dibra, Hasanaj informoi se QSUT ka 4 spitale në patronazh: Dibrën, Korçën, Elbasanin dhe Beratin.

Sipas saj, ajo që konstatohet në spitalin e Dibrës është mungesa e stafit mjekësor kirurg, reanimatorë, obstetër gjinekolog dhe mjekë infeksionistë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mjeket-specialiste-te-qsut-ne-diber-nis-patronazhimi-i-spitalit