Ora News - Aksioni për parandalimin e aksidenteve, vendosen 994 masa administrative

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur gjithësej 994 masa administrative, nga këto:

? 68 masa për mos përdorin të rripit të sigurimit.

? 95 masa për parakalim të gabuar

? 107 masa për përdorim celularit gjatë drejtimit të automjetit

? 6 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit

? 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse

? 659 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

Janë bllokuar dhe 10 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 të tilla.

Janë dërguar në komision 14 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet me xhama të errësuar.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit të shpejtësisë sidomos në qendrat e banuara, por edhe në autostradën Tiranë - Durrës e anasjelltas, për parandalimin e drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si dhe për ata që drejtojmë mjetin pa Leje Drejtimi.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në përdorimin e rripit të sigurimit, në përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, në përdorimin e kaskës mbrojtëse për motoçikletat, në automjetetet me xhama të errësuar, parakalimet e gabuara, lëvizjet në sens të kundërt, apo mangësi të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-parandalimin-e-aksidenteve-vendosen-994-masa-administrative