Report TV - Kërkesa prekëse e mësueses me kancer,Rama:Ilaçi gati në 10 ditë

2018-05-10 0

Kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të madh për të gjithë personat e prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit, teksa i ka kthyer përgjigje një mësueseje me përvojë 26-vjeçare, e cila vetëm një ditë më parë gjatë takimit të kryeministrit në Lezhë tha se është diagtnostikuar me kancer pak muaj më parë dhe se mungon ilaçi bazë për kurim.
Kryeministri Rama u shpreh prerë se mësuesja dhe gjithë të tjerët, që vuajnë nga sëmundja e rëndë, do të marrin ilaçin e herceptinës brenda 10 ditëve dhe se ai nuk do të ndërpritet më. I prekur nga rrëfimi dramatik i arsimtares, Rama garantoi atë gjithë personat tjerë që kanë të njëjtin shqetësim se ilaçi do të rifillojë për 10 ditë.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti të mbajtur me rastin e 26-vjetorit të FRESSH, organizuar te 'Asllan Rusi''. Ndërkohë, Report Tv mësoi se ilaçi bazë i të prekurve me kancer, herceptina, ka një kosto shumë të lartë dhe të papërballueshme për qytetarët e thjeshtë, pasi kushton rreth 2 mijë euro një kurë e tillë, vetëm për një cikël.

Free Traffic Exchange