Ministrat premtojne investime ne Lezhe

2018-05-10 1

Pas mbledhjes të zhvilluar në Lezhë, ministrat e qeverisë premtuan investime për këtë qark, kryesisht në fushën e turizmit për rritjen e punësimit. Sipas ministrit Arben Ahmetaj, qeveria i ka kushtuar një vëmendje të madhe arsimit profesional për të patur një ekonomi të hapur dhe konkurruese dhe ne përputhje me industritë në vend.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj : ?Tashmë kemi një mendim të maturuar që e ardhmja e ekonomisë shqiptare, konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare kërkon aftësi specifike, të cilat nuk furnizohen thjesht dhe vetëm nga Universitetet, por ka nevojë për këto qendra, ka nevojë për këto shkolla, që të përgatisin studentë në të gjitha profesionet, në aspektin teknik Unë jam duke përpunuar një Urdhër të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë që do të detyrojë të gjithë punëkërkuesit të shkojnë falas në kualifikime?.

Teksa pa nga afër investimet e kryera nga Operatori i Shpërndarjes në nënstacionin elektrik të Lezhës, ministri Gjiknuri tha se ndërhyrjet në hidrovor eliminuan përmbytjet masive.

Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë Damian Gjiknuri : ?Testet që kaluam me përmbytjet dhe me reshjet e muajve të fundit, treguan se gjithçka performoi shumë mirë edhe për shkak të investimeve që ne bëmë në hidrovore gjatë vitit 2016. Vet kompania do ti nënshtrohet një ristrukturimi me ndarje të mëtejshme brenda saj. Kemi një vit ku fillon të japë frytet plani i rimëkëmbjes përfshirë dhe shlyerja e shumë borxheve dhe gropave të vjetra financiare të krijuara në sektor gjatë viteve të krizës. Kuptohet ka ende shumë punë për të bërë. Investimet nuk do të mungojnë por duhet një menaxhim edhe më i mirë nga personeli këtu sidomos për të luftuar ilegalitetin?.

Ndërsa ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u ndal tek investimet e reja për bazat detare dhe vendbanimet ushtarake, si dy pika kryesore për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave përreth tyre.

Olta Xhaçka Ministre e Mbrojtjes: ?Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 -vjeçarin. Ka nevojë emergjente për tu investuar por ka edhe një potencial jashtëzakonisht të madh për t?u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi?.

550 vjetori i Skënderbeut, do të shoqërohet edhe me mbjelljen e 550 pemëve nga ministria e turizmit dhe mjedisit ne bashkëpunim me ministrinë Arsimit. Projekti ?Kurorat e gjelbra të shkollave? nisi me mbjelljen e pemëve në Shëngjin.

Blendi Klosi: ?Jemi sot në Shëngjin në një nga shkollat e para të nismës sonë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, një aksion i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do të shtrihet çdo institucion shtetëror, do të shtrihet në çdo fermë apo në çdo qytetar që do mjedisin.?

Lindita Nikolla : ?Ky është momenti i parë, por ne besojmë që kurorat e gjelbra do të bëhen fusha të gjelbra falë bashkëpunimit të shkëlqyer të mësuesëve, nxënësve dhe prindërve. Jo vetëm përgë...