E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (14 janar 2018)

2018-05-10 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë me e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-18-sezoni-10/

Në këtë sezon të ri të ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, do të trajtohet rasti i familjes Kokaj. Vajza më e vogël, Albina na tregon vështirësitë e familjes së saj. Ajo tregon se babai është operuar nga tumori në gojë, ndërsa vëllai i vetëm i saj është përdorues i heroinës dhe para disa muajsh tentoi vetëvrasjen. Ajo sot ka një mesazh për vëllain dhe të atin.

Albina Kokaj: Familja ime përbëhet nga 6 persona; motra e madhe, vëllai, motra tjetër dhe unë. Edhe mami dhe babi. Babi im është 61 vjeç dhe para 4 vitesh diagnostikohet me tumor, ku detyrohet të operohet dhe duke hequr kështu 2/3 e buzës. Një vit më vonë, ai duhet të operohet sërish që të hapë gojën, sepse goja kishte mbetur shumë e vogël. Por nuk është kjo arsyeja e vetme që unë jam këtu. Unë dua të kem vëllain tim përballë meje, Pjetrin që ne e thërrasim Titi. Ai është 23 vjeç ndërsa unë jam 18. Vëllait dua t?i tregoj që ne jemi forca e tij për çdo gjë. Vëllai ka qenë përdorues i heroinës i rregullt, që në moshë fare të vogël 18 vjeç. Si fillim si çdo bashkëmoshatar i tij, ai donte të provonte këtë ndjesinë që të jepnin lëndët narkotike, por mund të them që kur bëhesh pjesë e një rruge të tillë, duhet të përballesh edhe me kthesat e saj, me udhëkryqet. Ne e pikasëm që përdorte heroinë rreth 2 vite më parë nga fjalët e njerëzve. Thonin që duhet t?i qëndroni më pranë vëllait sepse ai ishte parë në qendër duke përdorur ca lëndë që nuk janë të ligjshme. Por, përpjekjet e familjes sime për të kanë qenë të shumta, sidomos babi. Babi do të japë jetën për vëllain tim. Po mami nuk e shfaq aq shumë. Babi gjithmonë është munduar t?i flasë, ta bëjë të kuptojë që kjo nuk është një rrugë e drejtë për të. Edhe ndoshta, unë mendova se duke qenë këtu përballë meje, ai do reflektonte pak që ta linte të shkuarën pas dhe të jetonim një të tashme dhe të ardhme të lulëzuar.

Ardit Gjebrea: Një baba përdor të gjitha format. Unë di disa raste dhe të reagimeve të ndryshme të familjeve me fëmijët e tyre që përdornin këtë gjë. Ka patur reagime të buta, ka patur reagime të forta. Ka patur kërcënime, ka patur momente kur vet babai i ka thënë djalit do ta provoj dhe unë drogën bashkë me ty dhe i biri është tmerruar nga kjo gjë. Ka patur momente kur babai e ka nxjerrë djalin nga shtëpia. Cila ka qenë historia e familjes tuaj.

Albina: Babai është munduar gjithmonë që ta mbajë afër vëllain, edhe ka pasur raste kur i thanë që ?nëse ty të bën të ndihesh mirë kjo gjë, atëherë unë do bëhem shoku jot, të përjetojmë çdo gjë bashkë?. Por reagimi i vëllait ka qenë ?çfarë e do ti drogën?. Edhe atëherë babai është munduar gjithmonë që ta marrë me të mirë se e keqja nuk është se funksionon. Njeriu duhet të kuptojë më të mirën. Edhe gjithmonë është munduar që ti gjejë ilaçe që ai të kurohet. Në datën 13 Maj familja jonë pëson një goditje, ku vë...