Report TV - Reforma në Drejtësi, Rama: Do fitojmë betejën kundër PD-LSI

2018-05-10 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të shtyhet më procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë një aktiviteti në përvjetorin e FRESSH, Rama deklaroi se PS është partia e vetme që nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke folur për problemet me fqinjët, i pari i qeverisë theksoi se do të zgjidhen me dialog të gjitha problemet, dhe se nuk është strategjike që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, por që Shqipëria dhe rajoni të jenë Evropa e Bashkuar.
?Ne sot jemi në një moment historik, hapja e negociatave nuk shtyhet më. Le të thonë ç?të duan të gjithë, PS është e vetmja parti e krijuar pas rënies së diktaturës, që kurrë nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo parti nuk ka lëvizur dhe as lëviz në asnjë fije nga boshti i interesit kombëtar. U krijuan disa probleme me fqinjët, sepse nuk duam zero probleme duke mbyllur sqepin para fqinjëve, siç e mbyllin ata para nesh, ne duam zero probleme duke pasur realisht zero probleme dhe duke trajtuar me dialog problemet e mbartura. Për ne nuk është strategjike që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, por që Shqipëria dhe rajoni të jenë Evropë e bashkuar.