http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çelja e negociatave për anëtarësim për kryeministrin Edi Rama është beteja kryesore për t?u fituar. Por sipas tij kësaj sfide të madhe historike, po i kundërvihet opozita, qëllimi i vërtetë i së cilës është t?i shpëtojë drejtësisë.
?Mos harroni se ka së shpejti një betejë për të fituar në gjithë Shqipërinë, përballë gjithë pjesës tjetër të politikës, që janë bashkuar e do bashkohem më shumë, jo për Shqipërinë por për veten, jo për të shkruar historinë por për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi, por për të penguar Shqipërinë të bëhet më e mire?
Megjithë pengesën e opozitës, Rama tha se negociatat do të hapen.
?Mos e harroni me çizme e pa çizme, me këpucë e pa këpucë, ka vetëm një gjë që mund t?ia bëjnë Shqipërisë. Ne e bëmë Shqipërinë kandidate, ne do hapim negociatat, ne do e bëjmë anëtare të BE?.
Në 26 vjetorin e krimit të Forumit Rinor të PS, pak ditë para raundit të dytë të negociatave mes kryediplomatëve shqiptarë dhe grekë, kryeministri nënvizoi se dialogu do zgjidhë problemet me fqinjët.
?Na akuzuan se kur thamë ?0 Probleme me Fqinjët?. Natyrisht që nuk e mbyllim sqepin. Duam 0 probleme duke i trajtuar problemet e mbartura me dialog e mirëkuptim. Fakti që sot negociojmë, dialogu e mirëkuptimi do të thotë ?0 probleme me Greqinë? dhe kjo do të thotë të kemi 0 probleme e ne ju sigurojmë se do i zgjidhim problemet?.
Me krenari Rama foli për herë të parë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni.
?Duhet të jeni krenar për këtë parti, sepse pa këtë parti nuk mund të kishte gjithë shqipe të zyrtarizuar në Maqedoni?.
26 vjetorin e krijimit të FRESSH, kreu socialist e shfrytëzoi për të inkurajuar më shumë të rinjtë të përfshihen në ?Platformën e Bashkëqeverisjes?.