http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Segmentit te unazës së madhe i janë shtuar edhe 100 pemë të reja të llojit selvi. Projekt si pjesë e pyllit orbital, është i një rëndësie të veçantë për gjelbërimin e qytetit dhe uljen e ndotjes. Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se ky vit do të jetë edhe më i suksesshëm se viti që lamë pas.
?Nuk besoj se ka punë më të bukur se të qëndisësh Tiranën me pemë. Jam i bindur se në 2018-ën do ta kapim rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve në gjithë territorin e Tiranës. Kjo që shohim sot është kontributi i një njeriu që nuk është miliarder, që nuk ka lindur në Bllok, që as i ka lënë dikush trashëgimi, por një pjesë të suksesit të tij e ndan me qytetin e Tiranës. Po mbjellim 100 selvi nga secila anë e autostradës, në zonën e Saukut, dhe besoj se deri në fund të këtij sezoni mbjelljeje do të kemi markuar të gjithë atë segment që quhet Pylli Orbital?.
Veliaj ftoi edhe një herë të gjithë qytetarët, të kontribuojnë për një qytet të gjelbër duke dhuruar pemë.
?Sikur çdo familje që ka pak mundësi t?i japë qytetit 100 pemë gjatë këtij viti, do të kishim një histori suksesi, jo të bashkisë, por të qytetarëve të Tiranës. Unë besoj se një qytet i mirë është një qytet ku çdo qytetar ndihet që është pronar i pjesës që i ka rënë për hise të kujdeset?.
Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me mbjelljen e pemëve për realizuar objektivin e pyllit orbital.