E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (14 janar 2018)

2018-05-10 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Blerina ka ftuar të atin në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, për t?i kërkuar të lejë alkoolin, ndërsa njerkën për t?i treguar mirënjohjen dhe respektin që ka për të.

Blerina rrëfen se fëmijëria e saj ka qenë shumë e vështirë, pasi sipas zakoneve, e kanë fejuar që në moshën 13 ? vjeçare me dikë që nuk e njihte. Pas një viti i ati dëshironte që ta prishte fejesën me pretendimin se nuk ishte një familje e denjë për të bijën, por Blerina vendosi që të martohej me Adriatikun për shkak të opinionit të njerëzve në fshat. Ajo solli në jetë dy djem, por nisën problemet me bashkëshortin, i cili e mbylli në shtëpi dhe nuk e lejonte të dilte prej saj

Në moshën 21 ? vjeçare Adriatiku e dhunonte dhe më pas e trafikonte si prostitutë, duke e detyruar të shkonte me meshkuj për të fituar para. Blerina ?punoi? për rreth 4 muaj, derisa një person e ndihmoi për ta denoncuar bashkëshortin. Ajo i la një vendtakim atij për t?i vërtetuar policisë gjendjen e saj, por Adriatiku e kuptoi dhe u largua. Pas 6 muajsh policia arriti ta arrestonte dhe e dënoi me 19 vite burg, por Blerina duke menduar për fëmijët e saj e fali dhe u kthye me të. Adriatiku vazhdoi ta dhunonte dhe prostituonte, ndaj ajo vendosi që të largohej dhe shkoi sëbashku me fëmijët tek e ëma.

?Gjykata i kishte lënë afat 10 ditë që ta çonte në Gjykatën e Apelit. Ai nuk e bëri këtë gjë dhe pas 10 ditësh e futën në burg, ku është akoma?.

Blerina tregon se u detyrua të punonte në një lokal nate për 3 vite si valltare për të fituar para që të mund të mbijetonte e të rriste djemtë e saj. Më pas u shpërngul në Kosovë, ku u njoh me një burrë, me të cilin solli në jetë një djalë.

Arditi ? Po ai si të trajton ty?

Blerina ? Edhe ai ? si i thonë ? Nga A-ja dola prapë tek A-ja.

Arditi ? Pra, nga shiu në breshër? Edhe ai sillej keq me ty?

Blerina ? Edhe ai sillej keq pasi linda djalin. Para një muaji, kur më dhunoi shumë keq, mora fëmijët dhe ika.

Arditi ? Tani je më me atë?

Blerina ? Jo

Blerina rrëfehet se i ati i saj, Ganiu nisi të pinte shumë alkool kur mësoi se çfarë i kishte ndodhur të bijës nga bashkëshorti i parë sepse e përjetoi shumë keq.

?I thoja çdo natë, edhe mbrëmë i thashë: ?Ba, mos pi, rri i qetë sepse çdo problem unë e kam kaluar dhe unë do t?i kaloj. Ti mos e vrit mendjen sepse kur i kam kaluar disa gjëra edhe më të vështira në jetë, do t?i kaloj edhe këto!?

Ajo ka ftuar edhe njerkën e saj, Vjollcën në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? sepse ajo e ka mbështetur dhe e ka pranuar në shtëpi, ndryshe nga e ëma që e dëboi kur kishte më shumë nevojë për të. Ndaj Blerina premton se do ta respektojë sa të jetë gjallë.

?Nëna më dëboi nga shtëpia kur u ndava nga bashkëshorti sepse ishte nusja e djalit në shtëpi. Nëna tha: Nesër, pasnesër ti martohesh, ikën e sheh jetën tënde, unë prapë ngel me djalin. Më mirë ti ik nga shtëpia, unë mbaj djalin. Kam marrë dy fëmijët e vegjël dhe kam...

Free Traffic Exchange