Për të hetuar atentatin me eksploziv në Shkodër, ekspertë kriminalistë nga Tirana janë vendosur në Shkodër. Ekspertët po kontrollojnë pamjet filmike të momentit kur është lënë motori me tritol në lagjen Rus në Shkodër, por edhe kur sasia prej 400 gr tritol shpërtheu. Burime të Report TV nga grupi hetimor thanë se ka disa prova për autorët që kanë vendosur tritolin dhe më pas kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të tij.
Nga kamerat e sigurisë dallohet një person që mbulon fytyrën, i cili ka lënë motorin dhe është larguar. Gjithashtu po kontrollohen çdo kamer sigurie për të zbuluar personin që ka ruajtur Lulzim Kullën dhe më pas ka bërë shpërthimin e bombës, ku mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë.
Report tv ka shkuar një ditë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Në zonë ka ende pasoja të shpërthimit me tritol, ndërkohë që dallohen disa kamera sigurie të dëmtuara nga shpërthimi. Banorët dhe tregtarët refuzojnë të flasin, pasi i tremben atij që njihet si i ?Forti? i Shkodrës, Lul Kullës.