Report TV - Basha nga Vlora: Sundimi i Ramës dhe i bandës së tij janë të papranueshme

2018-05-10 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në Vorë se një qeveri e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve. Basha mori si shembull faturën që, sipas tij, mijëra familje shqiptare detyrihen ta paguajnë si këst mujor për energjinë dhe faturën që qeveria paguan për konçesionet që nuk u shërbejnë shqiptarëve, por pasurimit të kryeministrit.
?200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënxyra e rritjes së çmimit të ujit.?- u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha se një qeveri që nuk ka pakt me krimin, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme do të kishte prioritet amnistinë për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetura, dhe për të anuluar vendimet korruptive për vjedhjen e shqiptarëve nëpërmjet konçesioneve.

Free Traffic Exchange