Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama tha se brenda 10 ditëve do të rifillojë shpërndarja e flakonit të domosdoshëm për të gjithë të sëmurët me kancer në Spitalin Onkologjik.
Gjatë fjalës së tij në 26 vjetorin e krijimit të FRESH-t, Rama iu përgjigj mësueses nga Rrësheni, e cila i deklaroi publikisht një ditë më parë se vuante nga kanceri dhe se ilaçi i saj tejet i domosdoshëm i ishte ndërprerë për shkak se mungonte tek Onkologjiku.
Mësuesja Valbona Reçi dje: Vazhdoj akoma kurën me një ilaç që quhet herceptin. Është përcaktuar 18 herë që duhet ta marrë. Nga fundi i gushti dhe deri tani duhet të kisha bërë 8 seanca dhe kam bërë vetëm tre. Kur pyes mjekët pse nuk marrë kurën dhe më thonë se nuk ka ilaç dhe është i shtrenjtë.
Rama sot: Dje në Mirditë u ngrit një mësuese në takimin tonë, e cila rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin. Është identifikuar me kancer dhe pasi tregoi për përkushtimin e mjekëve në pavionin e Onkologjisë në Tiranë tha se prej disa muajsh i është ndërprerë kura për shkak të mungesë së një ilaçi që kushton shumë por është i domosdoshëm. Sigurisht që përballë një historie të tillë ka dy mënyra për të qëndruar. Njëra është; ja qeveria e poshtër, krimi, droga, korrupsioni i kanë ndërprerë kurën një mësueseje sepse nuk i intereson shëndeti i saj. Kjo është njëra mënyrë, mënyra që njerëzit e këtij vendi ndeshen përditë nëse dëgjojnë se si pozicionohet me hallet e vendit ajo që sot quhet opozita e Shqipërisë.
Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty por për të vazhduar betejën me atë mësuese dhe me gjithë ata që atë kurë duhet ta kenë të pandërprerë.
Deri në 2013, qeveria garantonte 800 flakonë, sot garantohen 4 mijë. Duhen 5 mijë dhe janë 1 mijë flakonë që na ndajnë nga politika e cila brenda vetes nuk mjaftohet dhe duke iu kthyer opozitës që i thotë se ju blinit 800 flakonë dhe ne blejmë 4 mijë flakonë.
Ne duhet të zgjidhim problemin për të mbyllur përfundimisht ciklin e kësaj përpjekje që vazhdon prej 27 vjetësh ku shqiptarët e zakonshëm me kancer nuk arrijnë dot që ta kenë deri në fund kujdesin e tyre nga shteti. Pas mbledhjes, ne vazhduam dhe do të çojmë deri në fund detyrimin tonë dhe brenda 10 ditëve të ardhshme do t'i garantojmë jo vetëm mësueses nga Mirdita por të gjithë ata që kanë nevojë për atë ilaç, të rifillojë dhe mos ndërpritet më.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-i-pergjigjet-mesueses-me-kancer-brenda-10-ditesh-vjen-ilaci