Report TV - Rihapen dosjet e vjetra tÄ— Lul KullÄ—s pas atentatit me tritol nÄ— ShkodÄ—r

2018-05-10 3

Një atentat me tritol ka tronditur një ditë më parë qytetin verior të Shkodrës, ku shënjestër ishte një emër shumë i njohur për policinë. Shqiptarja.com iu sjell fotografinë e objektivit të atentatit me rreth 400 gr eksploziv, 42-vjeçarit Lulzim Kullaj.


Report Tv mësoi se nuk ka ende asnjë person të arrestuar për ngjarjen e rëndë. Policia ka shoqëruar 20 persona, shumica e të cilëve janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Ndërkohë,burime i thanë Report Tv se janë rihapur dosjet e vjetra të Lul Kullës, mes të cilave edhe vrasja e një biznesmeni gazi. Sa i takon gjendjes së Lulzim Kullës, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lulzim Kullaj njihet si ?i forti? i Shkodrës dhe është emër i njohur për uniformat blu, për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Lënda eksplozive u vendos në një motor të parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë, teksa objektivi po largohej me automjet.