Ora News - Virozat, fluks në Pediatritë e Elbasanit, Beratit dhe Fierit

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Luhatja e temperaturave që ka shoqëruar këtë fillimviti ka ndikuar në shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur nga virozat e stinës

Deri në 120 raste shënohen çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit, ku sipas mjekes Irena Palloshi, një pjesë e tyre kërkojnë shtrim për kujdes më të specializuar

Palloshi: Ka rreth 100-120 paraqitje në 24 orë, por ajo që vihet re gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i shtrimeve. Kemi fëmijë të shtruar me astmë në krizë, kemi fëmijë me bronkopneumoni por edhe me të vjella.

Në Berat, mjekët Pediatër thonë se kryejnë deri në 100 vizita në ditë, ku një pjesë e pacientëve të vegjël paraqiten me temperaturë dhe ethe.

Vladimir Kumaraku, Berat: Për çdo rast me ethe duhet të drejtohen në spital, ndërsa për temperatura edhe të larta ata duhet të rrinë në kushtet e shtëpisë.

Deri në 90 raste regjistrohen në Pediatrinë e Fierit, ku përballë fluksit mbetet problem stafi i pakët mjekësor.

Nuk kanë munguar edhe rastet e komplikacioneve shprehen mjekët pediatër të cilat kanë bërë që rastet e shtimeve ditore të jenë të shumta.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/virozat-fluks-ne-pediatrite-e-elbasanit-beratit-dhe-fierit

Free Traffic Exchange