Gjatë fundjavës është bërë edhe operacioni i parë në maternitetin e Burrelit nga mjekët e maternitetit ?Koço Gliozheni? të Tiranës të cilët i janë bashkuar sistemit të patronazhimit edhe në këtë qytet.
Mjekja obstetërgjinekologe, Nazmie Ceni sëbashku me mjekun tjetër Ervis Vata, kanë realizuar edhe operacionin e parë pas rikthimit të shërbimit në këtë maternitet ku lindja e fundit me operacion është bërë më 19 Tetor 2016.
?Sot është dita e dytë e punës sonë këtu në ?Maternitetin e Burrelit? ekipi paraardhës ka bërë tre lindje spontane, kjo që shikoni është një lindje me operacion, ishte planifikuar për ditën e hënë por për shkak të dhimbjeve është operuar sot. Operacioni vajti mirë, ka lindur djalë, shpresoj të na shkoj mirë puna edhe në të ardhmen dhe lindjeve që do jenë më pas,? tha Nazmie Ceni Mjeku Obstetërgjinekologe.