Report TV - Rreshen, kërkesa prekëse e mësueses me kancer ndaj Ramës

2018-05-10 0

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Rrëshenit, ku prezantoi platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama u ndesh me një situatë të papritur, pasi në sallë merrte pjesë edhe një mësuese prej 26 vitesh në arsim, e cila ishte diagnostikuar me kancer gjiri pak muaj më parë.

Mësuesja i shprehu Ramës shqetësimin se në spitalin Onkologjik nuk gjen ilaçet e nevojshme për përballimin e sëmundjes së rëndë dhe se përgjigjja që merr nga autoritetet shëndetësore se medikamenti ka kosto të lartë.

?Kam 26 vjet mesuese, jam diagnostikuar me kancer të gjirit dhe gjatë kësaj periudhe kam kaluar disa faza, vazhdoj kurën me herceptinë, duhet ta beja 18 herë, çdo 21 ditë, nga fundi gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 here kam bërë vetëm 3. Mua dhe gati 120 të tjerëve na thone s?ka ilace është i shtrenjtë, nuk dimë cfarë do bëhet me ju, më duket pak paradoks se cdo investim ka një kosto të lartë fatura dhe s?mendoj se duhet të kemi këtë përgjigje.