Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mes lotëve dhe duartrokitjeve të lamtumirës është përcjellë për në banesën e fundit Nderi i Kombit Rexhep Çeliku.
Në homazhe morën pjesë personalitete të shumtë nga bota e arti dhe politikës. Presidenti Meta i cili 5 ditë më parë nderoi artistin me urdhrin Nderi i Kombit, nënvizoi se arti shqiptar humbi një njeri të hekurt.
Meta: Luftoi me një sëmundje të poshtër të cilin ai e mundi kur dy muaj më parë hipi në skenë me rastin e 60 vjetorit të Ansamblit. Ky njeri kishte tre vjet që luftoi me sëmundjen. Aty e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për vendin dhe artin. Ai do të jetë burim frymëzimi për artistët tanë më të rinj sepse skena jonë do ta ndjejë gjatë mungesën e tij.
Lili Çingu, e cila ishte partnerja e tij në art teksa kaloi pranë trupit nderoi dhe përshëndeti mjeshtrin si për të kumtuar një mesazh të fundit se nga kjo ditë ai do të jetë bashkë me të.
Për herë të fundit Çeliku u nderua dhe nga sopranoja me famë botërore Inva Mula e cila ngriti lartë artin e tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-lamtumira-rexhep-celikun-nderimet-e-fundit-valltarin-fluturues