Tritoli Shkodër, policia ishte në festë, sapo dëgjohet shpëthimi policët me vrap drejt vendngjarjes

2018-05-10 2

Shpërthimi i fuqishëm i tritolit duket se e gjeti të papërgatitur Policinë e Shtetit. Pikërisht në momentin që ndodhi shpërthimi i fuqishëm që shkaktoi 8 të plagosur, Policia e Shkodrës po mbante ceremoninë e 105 vjetorit të krijimit.

Në pamjet që transmeton Report Tv (Video në ngarkim) duket drejtori i Policisë Gjovalin Loka, teksa mban fjalën e rastit ndërsa dëgjohet edhe shpërthimi i fuqishëm. Vetëm pak sekonda më pas, një prej oficerëve të policisë afrohet tek foltorja dhe u jep informacionin drejtuesve të lartë se një shpërthim kishte ndodhur në lagjen ?Rus?.
Menjëherë pas marrjes së infromacionit, dhjetra punonjës policie vrapojnë për në vendin e ngjarjes. Edhe dëshmitarët rrëfejnë të tmerruar atë që ndodhi. Ata shprehen se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, ndërsa më pas kanë parë se si kalimtarë të rastit ndihmonin të plagosurit që ishin të shtrirë në rrugë.

Free Traffic Exchange