Shperthimi tritolit, mberrin në Shkoder drejtori i komanduar i policise Rebani Jaupaj

2018-05-10 2

SHKODER - Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka mbërritur me urgjencë në Shkodër, pas atentatit me motor-bombë në lagjen "Rus", ku për pasojë mbetën të plagosur 8 persona, shënjestra e sulmit, Lulzim Kulla dhe 7 persona të tjerë, këta të fundit kalimtarë të rastësishëm.

Jaupi ka mbledhur në një takim krerët e policisë së Shkodrës dhe ka kërkuar zbardhje të plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të krimit. Në takim merrte pjesë edhe kreu i prokurorisë së Shkodrës, Anton Martini.