http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Jashtme Iraniane ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se e kanë ?kaluar vijën e kuqe?, me përpjekjet për të vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit.
Në një deklaratë për mediat, theksohet se Trump po vazhdon të marrë masa ndëshkuese kundër popullit iranian.
?Veprimi armiqësor i Trump i kaloi të gjitha linjat e kuqe të sjelljes në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë po kërkon që nënshkruesit e BE-së të pranojnë kufizime të përhershme në pasurimin e uraniumit të Iranit. Trump me siguri do të marrë si përgjigje një reagim serioz nga Republika Islamike.?
Reagimi i Ministrisë së Jashtme Iraniane vjen vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump, tha se po i jep një shans të fundit Iranit lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe se në të kundërt SHBA-të do tërhiqen.
Një ditë më parë Trump u kërkoi aleatëve europiane forcimin e mëtejshëm të sanksioneve për ndryshimin e çështjeve që ai i konsideron si të metat e tmerrshme të marrëveshjes.
Presidenti amerikan theksoi se pakti i ri apo korrigjimi i marrëveshjes aktuale, duhet të përfundojnë brenda një afati kohor prej 120 ditësh.
Trump ka përsëritur disa herë se dëshiron një qasje më agresive ndaj Iranit lidhur me programin bërthamor: sipas tij, marrëveshja e arritur nga administrata e ish-presidentit Obama, është ?më e keqja në histori?.