Report TV - FSHF: Shoqatat ekzistojnë prej 20 vitesh, të miratuara nga Asambleja

2018-05-10 0

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas akuzave në media për shoqatat fantazmë të cilat nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, por që do votojnë për zgjedhjen e Presidentit të ri të FSHF-së.

Zëdhënësi i FSHF, Gert Çarçani deklaroi se shoqatat janë të ligjshme dhe prej 20 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe përfaqësojnë futbollin amator.
Federata Shqiptare e Futbollit ka 66 anëtarë të cilët në bazë të statutit mund të jenë Klube futbolli ose subjekte të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.