Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot nga Vlora, gjatë një takimi me strukturat, se ishte LSI ajo që refuzoi vazhdimësinë e koalicionit me PS-në dhe kryeministrin Edi Rama.
Ajo deklaroi se kreu i qeverisë kishte kërkuar deri më datën 5 qershor që PS dhe LSI të shkonin bashkë në zgjedhjet e 25 qershorit.
?Pasi detyroi Visho Ajazin të jepte dorëheqjen, zgjodhi i vetëm Kryeprokurin, tani kërkon të marrë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë. Gjithë ky imponim ndaj qytetarëve shqiptarë do t?i kthehet në protestë. Deri më datën 5 qershor Rama i lutej LSI për të qenë pjesë e koalicionit të tij në zgjedhjet e 25 qershorit. E bëmë këtë pasi nuk donim të ishim pjesë e farsës së tij. Ju vetë e keni parë mënyrën sesi funksionon ky shtet. Situata ekonomike në vend është në një gjendje të tmerrshme. Doli dje në Lezhë, i mori e i çoi në polici qytetarët e Torovicës që po protestonin, që mos t?i prishej dekori?, u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.