Lamtumira e fundit për mjeshtrin e valles shqiptare, ?Nderin e Kombit?, valltarin fluturues, Rexhep Celiku po jepet mes homazheve në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Pas homazheve, partnerja e tij në skenë, Liljana Cingu, e cila vetëm pak ditë më parë u dekorua nga Presidenti Ilir Meta së bashku me Çelikun, si ?Nderi i Kombit? ka dhënë një mesazh plot dhimbje për humbjen e madhe.
?Sa e vështirë është të flasësh për këtë humbje... Kur Rexhepi dhe unë u dekoruam, ishte një ditë shumë emocionuese. Ai iku sot, po fluturon dhe si krenar që ka qenë në skenat e vendit dhe jashtë ka nderuar vendin dhe nderi i kombit i takonte atij. Ai ishte një legjendë, fluturonte kudo që shkelte, edhe gurët e sokakut po qajnë për Rexhepin. Unë i them sot, Rexhep të kam në krahë dhe po kërcejmë akoma vallen e bukur të shqipeve. Kjo është humbje e madhe për vendin, për vlerat e ansamblit?- tha ajo.