Ora News - Ka hotele në mes të Tiranës, fabrika e fshatra turistikë që vjedhin ujin

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Hotele në mes të Tiranës, fshatra turistikë apo fabrika të cilat deklarojnë se furnizohen me pus por në fakt vjedhin sistemin e ujësjellësit.

Për këto kryeministri Edi Rama ka një paralajmërim. Nëse nuk do të marrin masa do të ndëshkohen duke u bërë dhe shembull publik.

"Po të shikojmë dhe tek uji, ashtu si tek energjia, ka shumë biznese të mëdha që nuk e paguajnë atë në mënyrë korrekte. Ka hotele në mes të Tiranës që deklarohen sikur furnizohen me pus ndërsa e vërteta është se furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësit i bëj thirrje të gjithë këtyre megagënjeshtarëve që janë të pasurit e këtij vendi.

Ramas nuk bëri publik emra konkret të bizneseve të mëdha por i paralajmëroi "të mos luajnë me zjarrin se po do të bëhen shembull publik"

Ka fshatra turistikë që deklarohen se ka fabrika që deklarohen se furnizohen me pus dhe në fakt vjedhin nga sistemi i ujësjellësave.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/hotele-ne-mes-te-tiranes-fabrika-e-fshatra-turistike-qe-vjedhin-ujin