Rama: Te pasurit qe nuk paguajne ujin do t'i demaskojme publikisht

2018-05-10 0

Fillimi i muajit Shkurt është afati i fundit për këdo që ka lidhje të paligjshme të ujit dhe që duhet ta vendosë në kushtet e ligjshmërisë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish apel që brenda kësaj kohe qytetarët me lidhje të jashtëligjshme të vetërregullohen dhe të bëjnë kërkesë për lidhje kontrate pa asnjë penalizim gjatë këtyre ditëve të fundit të muajit Janar.

Nga Lezha ku Kryeministri zhvilloi mbledhje me ministrat dhe drejtuesit qëndrorë dhe vendorë të këtij qarku, Rama u shpreh se ka shumë abonentë madje dhe biznesmenë në Tiranë që deklarojnë se furnizohen me ujë nga pusi, ndërkohë që është e kundërta.

Për këta abonentë që vjedhin ujin e pijshëm dhe gënjejnë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet t'i japin fund kësaj situate në të kundërt do të ndiqen penalisht dhe do të demaskohen publikisht.

"Unë i bëj thirrje këtyre megagënjeshtarëe që janë të pasurit e këtij vendi, të mos luajnë me zjarrin sepse do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqar në mes të qytetit. Ka fshatra turistikë që deklarohen se furnizohen me pus dhe vjedhin drejtpërdrejt ujin nga sistemi i ujësjellësit", u shpreh Kryeministri.

Rama falenderoi për bashkëpunimin edhe kryebashkiakun e Lezhës që vjen nga radhët e opozitës, të cilin e vlerësoi për gatishmërinë e ofruar.

Free Traffic Exchange