Të gjithë duan Gjermaninë për studimet e larta

2018-05-10 2

Maturantët shqiptarë po përgatiten të marrin vendimin e jetës, cilën degë do të ndjekin për studimet e larta. Ndërsa Ministria e Arsimit njoftoi dhënien e bursave për nxënësit ekselentë që zgjedhin degët e mësuesisë, thuajse të gjithë ata që ne pyetëm sot se çfarë preferonin, apo nëse i joshte kjo ofertë, pohuan se dëshironin që studimet ti kryenin në Gjermani.

Studimet universitare jashtë shtetit vazhdojnë të joshin nxënësit shqiptarë. Dilema e vetme që maturantët kanë është zgjedhja e degës së duhur, pasi destinacioni mbetet Evropa perëndimore. Të ndikuar shpesh edhe nga pjesëmarrja në projektet gjermane që operojnë në shkollat e mesme në kryeqytet, zgjedhja e shumicës së gjimnazistëve mbetet Gjermania.

?Dua të iki në Gjermani për matematikë?.

?Do studioj në Gjermani për informatikë?.

Arsyet e kësaj zgjedhjeje, krahas larmisë së degëve të studimit, lidhen edhe me mundësitë që ofron tregu i punës atje.

?Kam studiuar tregun e punës, kushtet janë më të mira?.

Krahas atyre që preferojnë të largohen, ka edhe gjimnazistë të cilët synojnë vetëm përfundimin e studimeve jashtë shtetit e më pas të kthehen sërish në Shqipëri për të punuar.

?Të studioj për IT në Gjermani, pastaj të vij në Shqipëri?.

Drejtuesit e gjimnazeve konfirmojnë se vit pas viti numri i nxënësve që duan të studiojnë drejt Evropës po shënon rritje. Vetëm vitin e kaluar 1 mijë maturantë zgjodhën të mbyllin studimet universitare jashtë vendit.