Thellohet skandali në Federatën Shqiptare të Futbollit. Gazetari Fation Shehu i ftuar në emisionin ?Repolitix? në Report Tv deklaroi se nuk janë 8 shoqata që nuk janë regjistruar, por 12, pasi edhe 4 shoqatat e tjera ka rezultuar se nuk kanë vendim gjykate. ?Janë 12 shoqata që nuk janë regjistruar në gjykatë, jo 8, pasi edhe shoqata e Arbitrave, Trajnerëve, Mjekëve dhe Minifutbollit nuk janë regjistruar.
Ka një falsifikim të jashtëzakonshëm. Është tentuar që këto ditë të krijohen disa shoqata. Është një vjedhje e madhe, janë disa shoqata kontrabandiste? deklaroi Fation Shehu. Shehu shtoi se njëri nga anëtarët e komisionit të verifikimit të asamble është kryetari i shoqatës së Futsallit, i cili nuk është i regjistruar as vetë në gjykatë.