Ora News - Gjonaj kërkon shkarkimin e një gjyqtari në Durrës dhe hetimin e një tjetre në Krujë

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkon KLD-së shkarkimin nga detyra të Gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri.

Gjithashtu Gjoni kërkon nisjen e procedimin disiplinor për gjyqtaren për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Kërkesat e ministres Gjoni u paraqitën në Këshill pas një hetimi të nisur nga isnpektoriati i KLD-së ku ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit, për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe ka vendosur lirimin e tij.

Ndërsa per gjyqtaren Enkelejda Hoxha u kërkua masë displinore pas lirimit me kusht të të dënuarit Genc Tafili.

Nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit. Ndërkohë gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkelqim miri uii akzuar për korrupsion vijon të qëndrojë i arrestuar në masën arrest me burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjonaj-kerkon-shkarkimin-e-nje-gjyqtari-ne-durres-dhe-hetimin-e-nje-tjetre-ne-kruje