Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vlora kërkoi sërish largimin e qeverisë Rama nga pushteti, pasi sipas tij është e lidhur me krimin dhe drogën.
?Kjo qeveri zhduku shpresën, largoi shqiptarët. Varfëroi familjet. Kjo qeveri e ktheu Vlorën në qytetin që njihet vetëm për drogën. Rinia vlonjate sot gjendet ne burgjet e vendit apo të vendeve fqinje? tha Basha.
Kryetari i degës së PD në qytetin bregdetar theksoi se qyteti është i mbuluar nga droga dhe administrata është e çorientuar, ndërsa investimet janë lënë në mes.