Report TV - Pasuesi i Çakos, hapet konkursi pėr drejtorin e ri tė Policisė

2018-05-10 0

Policia e Shtetit prej dy ditësh ka nxjerrë një urdhër për hapjen e konkursit që mundëson marrjen gradës ?Drejtues i Parë?. Kjo gradë i duhet çdo kandidati për t'u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në konkursin e hapur me urdhër të drejtorit të komanduar Rebani Jaupi, theksohet se janë 5 vende të lira për gradën ?Drejtues i parë?. Konkursi do zhvillohet nga Akademia e Sigurisë dhe deri në datën 16 janar aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin për të fituar gradën.

Report TV mëson se Akademia e Sigurisë do të përzgjedhë 5 kandidaturat duke u bazuar në disa kritere, duke filluar nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet dhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët. Pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën ?Drejtues i Lartë?.