Gjonaj i kërkon KLD-së ndëshkimin e dy gjyqtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkoi KLD shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri dhe fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha.



Burimet thanë se gjyqtari i Durrësit ka kryer shkelje të rënda që cenojnë figurën e gjyqtarit në rastin e mosmiratimit të arrestit për Alket Hatijën.

44-vjecari u arrestua në Durrës dhe konsiderohej si baron droge nga autoritete Italiane, por në Shqipëri arresti i tij u konsiderua si i paligjshëm nga gjyqtari Curri.



Për sa i përket gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha hetimi disiplinor ka të bëjë me lirimin me kusht te te dënuarit Genc Tafili, ne kundërshtim me ligjin.



Genc Tafili vëllai i Admir Tafilit ka qenë i dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari në vitin 2000 dhe në total kishte kryer 17 vjet dënim.



Lirimi i tij nga Gjykata shkaktoi përplasje me Prokurorinë, sipas të cilës, i dënuari nuk përfitonte liri me kusht.