Report TV - Tiranë, në sheshin Skënderbej vendosen 41 stola shumëngjyrësh të stilit vjenez

2018-05-10 2

Nëse kaloni nga sheshi ?Skënderbej? dhe vëreni disa stola shumëngjyrësh, të vendosur në mënyrë të çrregullt, dijeni se janë një copëz Vjenë në Tiranë.

Vijnë si dhuratë nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Raiffeisen Bank për t?i dhënë më shumë jetë e hijeshi sheshit më të madh të të gjithë shqiptarëve, por edhe mundësi për t?u çlodhur frekuentuesve të tij. Në vendosjen e 41 stolave vjenezë dje, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtoresha për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë, Ulrike Andres, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris, si dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi donatorët për këtë dhuratë që i bënë Tiranës dhe theksoi se stolat e rinj do të tërheqin më shumë njerëz në shesh. ?Kjo dhuratë i jep më shumë shpirt sheshit.

Free Traffic Exchange