Ora News - LSI përcakton tre prioritetet për 2018, i tregon vijën e demarkacionit Ramës

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bëri publike axhendën e saj politike për vitin 2018. Pas mbledhjes së parë të grupit parlamentar për këtë vit, numri dy i LSI Luan Rama tha se tre janë prioritetet e LSI-së për 2018: Integrimi, reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Luan Rama: LSI dhe grupi parlamentar është në të njëjtën linjë duke evidentuar si prioritet apo kredon politike të 2018, integrimin europian të vendit. Jo vetëm do të ushtrojmë presion mbi qeverinë dhe strukturat e saj por do të jemi kontributorë aktivë që Shqipëria të çelë negociatat me BE, si tregues i seriozitetit, angazhimit dhe përgjegjësisë që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe interesave europiane të vendit.

Gjithashtu LSI do të vazhdojë dhe rrisë presionin mbi papërgjegjshmërinë e qeverisë në mënyrë që viti 2018 të jetë viti i realizimit, i implementimit, i zbatimit të reformës në drejtësi si një kusht i rëndësishëm jo thjesht në kuadër të integrimit të vendit por si një kusht i rëndësishëm për të kthyer, për të vendosur dhe konsoliduar legjitimitetin kushtetues të institucioneve ligjzbatuese, institucioneve të drejtësisë dhe të gjitha institucioneve të këtij vendi për ti mbrojtur ato nga kapja, abuzivizmi dhe shpërdorimi i pushtetit.

Me të njëjtin angazhim sikundër për procesin e integrimit europian dhe realizimin e reformës në drejtësi, LSI do të ushtrojë angazhimin e vet, presionin pozitiv mbi mazhorancën për të realizuar reformën zgjedhore.

Luan Rama rezervoi edhe një përgjigje për akuzat e kryeministrit Rama dhe mazhorancës ndaj kësaj partie.

Luan Rama: Vija e demarkacionit midis nesh dhe të tjerëve është integrimi europian, reforma në drejtësi, reforma zgjedhore, interesi qytetar, interesi publik, interesi kombëtar i Shqipërisë europiane.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/lsi-percakton-tre-prioritetet-2018-i-tregon-vijen-e-demarkacionit-rames