Ora News - Mjekët ushtarakë pranë komunitetit pas përmbytjeve

2018-05-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë vizitës në zonën e Porto Romanos në qarkun e Durrësit u takua me efektivët e FA, të cilët po asistojnë ekipet mjekësore në zonat ku kërkesat nga komuniteti janë të mëdha.

Xhaçka: Gjatë Dhjetorit kaluam një muaj të vështirë, por që u përballua me sukses nga Forcat e Armatosura. Kur flasim për emergjencat civile, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga moti i keq është një element me shumë rëndësi. 13 mjekë dhe infermierë të Forcave të Armatosura, ofruan kujdes shëndetësor në zona të ndryshme të vendit gjatë ditëve të emergjencave. U kryen mbi 900 vizita mjekësore gjatë 30 ditëve nga mjekë të specialiteteve të ndryshme. Mjekët dhe infermierët në uniformë do të jenë gjithë kohën të shpërngulur nga një zonë në tjetrën, për të plotësuar nevoja në staf mjekësor edhe infermierë atje ku do të ketë nevojë.

Ministrja Xhaçka gjatë ditës së saj të punës në qarkun e Durrësit, shoqërohej nga deputetja e PS, Klodiana Spahiu dhe prefekti Roland Nasto, të cilët vlerësuan mbështetjen që FA po i jep komunitetit.

Spahiu: Unë doja të falenderoja të gjithë ekipin e qendrës shëndetësore, si edhe ekipin tuaj që ka ardhur për të dhënë një ndihmë modeste, në këtë zonë në nevojë dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë edhe më i shpeshtë.

Sipas mjekëve në uniformë, bashkëpunimi me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë në qendra shëndetësore ka ndihmuar në cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Forcat e Armatosura po kontribuojnë këto ditë edhe me dhurimin e librave artistikë në shkollat 9 - vjeçare dhe të mesme të përgjithshme në disa bashki, kryesisht në zona periferike.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/mjeket-ushtarake-prane-komunitetit-pas-permbytjeve