Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja për ringritjen e PD i bën thirrje Lulzim Bashës të mos dalë në protestë me LSI, duke theksuar se ky bashkëpunim politik e dëmton atë. Përfaqësuesi i kësaj lëvizje, Gent Malko tha për Ora Neës se ky aksion ka nevojë për rreshtimin në një front të forcave politike të spektrit të djathtë.
Lëvizja për ringritjen e PD mbështet protestën e 27 janarit por është kundër një fronti opozitar ku pjesë është Lëvizja Socialiste për Integrim.
Antari i kësaj lëvizje Gent Malko tha se bashkëpunimi me LSI e dëmton PD duke e nxjerr përballë elektoratit të saj dhe kundërshtarëve si një parti të dobët.
Malko: Sigurisht që do të ketë një kauzë që të jetë e besueshme për opinionin publik, një kauzë që të jetë e besueshme dhe të motivojë strukturat e Partisë Demokratike për ti nxjerrë në protestë. Për të dalë së bashku me LSI në këtë moment sigurisht që duhet të bënim një reflektim të parë për të sqaruar, ose ne e kishim pasur gabim para gjashtë muajsh kur e konsideronim LSI si të keqen më të madhe, ose pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe deri tani LSI ka bërë një ndryshim të tillë i cili justifikonte PD për të nisur një bashkëpunim afatshkurtër apo afatgjatë në luftën kundër qeverisë.
Pyetjes nëse PD e ka forcën për të dalë e vetme në protesta apo përkrah aleatëve të saj tradicionalë, Malko i përgjigjet duke thënë se forcat e djathta duhet të jenë të unifikuara.
Malko: Padiskutim që do të kishte qenë shumë më mirë që PD të kishte dalë e vetme në protestë, me aletatët e saj tradicionalë si PR dhe të gjithë partitë e tjera të spektrit të djathtë në politikën shqiptare.
PD dhe LSI po përgatitet për protestën e datës 27 me kërkesën për largimin e kryeministrit Rama dhe shpëtimin e vendit sipas tyre nga varfëria por edhe drejtësinë nga kapja politike prej mazhorancës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kritiket-thirrje-bashes-malko-mbeshtesim-protesten-jo-bashkepunim-me-lsi