Ora News - Përsëritet skandali me mbetjet spitalore në Sarandë

2018-05-10 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përsëritet skandali me mbetjet spitalore në Sarandë. Në kontenierët e mbeturinave pranë spitalit "Petro Nako" u gjetën sërish mbetje spitalore.

Për të parë situatën nga afër ishte edhe Kryeinspektori i komanduar i Inspektoriatit të Mjedisit Vlorë, Ilinden Maze i cili tha për mediat se "unë jam sot në terren dhe po verifikoj nga afër mbetjet spitalore".

"Jemi në kërkim të autorëve që të gjejmë cilët janë dhe të përgjigjen para ligjit", tha Maze.

Ndërsa pranë vendit ku janë hedhur mbetjet mberriti edhe nje patrulle policie.

Kjo është hëra e dytë brenda një harku të shkurtër kohor që hidhen mbeturina spitalore në kontenierët pranë spitalit të Sarandës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perseritet-skandali-me-mbetjet-spitalore-ne-sarande