Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për deputetin e PS, Aleket Hyseni Prokurorja e Pëgjithshme e Përkoshshme, Arta Marku i ka të gjitha kompetencat për të bërë lëvizjet në radhët e organit të akuzës.
Në studion e lajmeve të Ora News, Hyseni tha se është e drejtë e një titullari institucioni që brenda kompetencave të ushtrojë detyrën.
Hyseni: Unë besoj se kushdo në këtë vend që ka minimumin e njohurive ligjore e di shumë mirë që Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme i ka të gjitha kompetencat e veprimeve të fundit. Unë nuk pretendoj të ndalem sa të drejta janë këto vendime sepse nuk kam informacionin e duhur dhe gjykoj se është e drejtë e një titullari institucioni që brenda kompetencave që i jep ligji të ushtrojë detyrën e tij të vendimarrjes për mbarëvajtjen e punës në atë institucion.
Ai tha se Prokuroria ka qenë në një ngërç dhe jo vetëm Maku, por kushdo që do të vinte duhet ti bënde një shkundje këtij institucioni. Deputeti socialist shpjegoi ligjin që i jep të drejtë Prokurorës të bëjë shkarkimet dhe emërimet e reja.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deputeti-i-ps-arta-marku-ka-kompetenca-te-plota-te-bere-levizjet-ne-prokurori