Ora News - Punësimi i infermierëve, Shoqata: Jemi skeptikë se si përzgjidhen fituesit

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata e infermierëve është skeptike për punësimin përmes portalit të punonjësve të shëndetësisë. Sipas shoqatës, ka mungesë transparence si si hartohet testi dhe se si përzgjidhen fituesit. Për vakancën e krijuar në sistemin shëndetësor, infermierët thonë se mbi 800 persona aplikojnë në vit me qëllim punësimi jashtë Shqipërisë.

Punësimi i infermierëve përmes portalit, siç deklaroi kryeministri Rama një ditë më parë, shihet me skepticizëm nga bluzat e bardha.

Drejtuesi i shoqatës së infermierëve Elson Jaçaj, është e dyshimtë mënyra se si hartohet testi, dhe si punësohen.

Jaçaj: Shumë infermierë nuk janë të informuar për portalin që është hapur për punësimin e tyre. Nuk e dimë kush grup interesi është pyetur për krijimin e portalit dhe kush komision ka bërë pyetjet që do testohen infermierët. Në mbështesim krijimin e portalit sepse do jetë një mundësi e mirë që infermierët do kenë një linjë ku ka vende të lira puna, por nuk e dimë sa i besueshëm do jetë për punësimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punesimi-i-infermiereve-shoqata-jemi-skeptike-se-si-perzgjidhen-fituesit

Free Traffic Exchange