Një minë e Luftës së Dytë Botërore, e cila dyshohet se peshon rreth 500 kg, është gjetur ditën e sotme nga deti në qytetin e Vlorës. Kanë qenë rrjetat e një peshkarexhe, që kanë zbuluar minën luftarake. Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit, në Vlorë.
Fatmirësisht, mina nuk ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues ?Mikaela? ka bërë apel për ndihmë. Ai ka kërkuar që forcat xheniere dhe policia t?i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.
Ndërkohë, në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë të mundur çaktivizimin e kontrolluar të minës detare.