Ora News - Bushati në përurimin e “shtëpisë së re të shqiptarëve” në Milano

2018-05-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në ceremoninë e përurimit të selisë së re të konsullatës shqiptare në Milano. Ai u njoh nga afër me ambientet në këtë konsullatë si dhe bisedoi me qytetarët lidhur me përmirësimin e kushteve.

Ministri Bushati theksoi se konsullata në Milano, e cila sipas tij deri para pak vitesh ishte një gropë thithëse parash të bashkatdhetarëve, sot është një seli moderne që ofron shërbime në mënyrë efikase dhe me kosto të reduktuar.

Në këtë konsullatë marrin shërbime rreth 400 mijë bashkatdhetarë, vijoi ai, dhe ka qenë detyrimi i qeverisë sonë për të modernizuar shërbimet duke reduktuar koston dhe kohën e marrjes së tyre.

Kreu i diplomacisë theksoi se konsullata është "shtëpia e shqiptarëve", jo vetëm për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta por edhe sepse ofron informacion dhe analizë rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe potencialeve të turizmit dhe ekonomisë për të tërhequr investimet e huaja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-ne-perurimin-e-shtepise-se-re-te-shqiptareve-ne-milano

Free Traffic Exchange