Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Presidentin e Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit në Itali, Raffaele Cantone. Zoti Xhafaj e njohu bashkëbiseduesin me dokumentin politik të Ministrisë së Brendshme, reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit në kuadër të Vettingut në Polici dhe Policimit në Komunitet, ku veçoi asistencën e misionit evropian PAMECA.
Ai e njohu me ecurinë dhe rezultatet e operacionit "Forca e Ligjit". Ministri i Brendshëm u ndal gjithashtu tek prezantimi i nismës për Vetting-un në Polici, përmes së cilës synohet të shëndoshet organizata dhe promovohen punonjësit me integritet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thellim-bashkepunimi-xhafaj-pret-shefin-e-anti-korrupsionit-te-italise